Fillimi / Kryesore / FOTOT/ Dyqane dhe apartamente: Sekuestrohen pronat e Habilajve në Vlorë

FOTOT/ Dyqane dhe apartamente: Sekuestrohen pronat e Habilajve në Vlorë

Policia ka sekuestruar pasuritë në Vlorë të vëllezërve Moisi dhe Florjan Habilaj,  të cilët janë  arrestuar në Itali si pjesë e një bande të trafikimit të drogës dhe armëve.

Sekuestrimi i pasurive erdhi si rezultat i bashkëpunimit midis DVP.Vlorë, Drejtorisë së Përgjithshme të P.P.Parave dhe Prokurorisë Vlorë.

Prej Specialistëve të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :

Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..

Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Kujdes! Nga 10 nëntori ndryshon 500 lekëshi, ja se si do të jetë

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 10 nëntor 2017 do të …