Fillimi / Jete / Dossier / Ish-badigardi: Ja kush është personi që rekrutoi Berishën, e zbuloi “padashje” Azem Hajdari

Ish-badigardi: Ja kush është personi që rekrutoi Berishën, e zbuloi “padashje” Azem Hajdari

Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, thotë se ish-shefi i vet, ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit. Ai përmend edhe emrin e personit, që sipas tij rekrutoi Berishën. Haxhia thotë se këtë emër e ka mësuar nga Azem Hajdari, që e përmendte në biseda private.

Sapo lexova një fjalim te Hajdarit mbi dosjet e Sigurimit t Shtetit dhe zhdukjen e shumë prej tyre. Ndonëse shumë nga ato që thoshte në atë fjalim të mbajtur ne 1993 ishin mëse të vërteta, kur këto fjalë dalin nga goja e një bashpuntori të sigurimit si Hajdari, i rekrutuar prej tij që në rininë e hershme kur bënte ushtrinë në Kukës, e kupton se përse nuk janë hapur e nuk do hapen kurrë ato dosje për kapot e sigurimit”, shkruan ai.

Pasi Hajdari ishte mënjanuar nga Berisha,  Hajdari, që njihte mirë si funksiononte rekrutimi dhe agjentura e Sigurimit të Shtetit, përmend edhe si funksiononte rekrutimi i Rezidentëve të Sigurimit që ishin nga radhët e komunistëve me teseren e PPSH.

Jo pa qëllim Hajdari përmend këtë skemë, sepse Berisha akuzohej si një Rezident i rëndësishëm i Sigurimit të Shtetit. Aty përmendet edhe emri i Nurullah Zebit, që siç deklaronte Hajdari në biseda private, ishte rekrutuesi i Berishës.

Nuk e di a jeton akoma Nurullah Zebi i cili nuk foli asnjëherë, ashtu sikur nuk foli asnjë eksponent i rëndësishëm i Sigurimit të Shtetit. Ata nuk folën edhe pse dinin shumë, dhe si duket në këmbim të kësaj heshtje siguruan mos prekjen e tyre”, shkruan më tej Haxhia.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Historia tronditëse: 4-vjeçarja e internuar nga komunistët dhe fisnikët e Kalasë së Beratit

Nga Luljeta Progni Ishte një natë e ftohtë dhjetori kur Xhani 4-vjeçare u gjend papritur …