Fillimi / Ndërkombëtare / Rajon / Kocijas mohon të ketë kontestuar identitetin maqedonas

Kocijas mohon të ketë kontestuar identitetin maqedonas

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocijas ka mohuar të ketë deklaruar se krahas kontestit të emrit të Maqedonisë duhet biseduar edhe për çështjen e identitetit dhe të gjuhës maqedone.

“Shpresoj se në një moment do të mund të jemi në gjendje që të kemi bisedime përmbajtësore. Asnjëherë nuk kam thënë se kjo ka lidhshmëri me gjuhën dhe çështje tjera. Unë jam përgjegjës për atë që e flas”, ka deklaruar shefi i diplomacisë greke, pas takimit në Selanik të ministrave të jashtëm të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Ai ka pranuar se Greqia ka pasur sjellje arrogante ndaj vendeve të rajonit në vitet e 90-ta dhe se nga një sjellje e tillë ka nxjerrë mësim andaj dhe tani është e orientuar për ndërtimin e miqësive.

“Ne nuk duhet të frikësohemi, por duhet të jemi të gatshëm për kompromise. Duhet ti zgjidhim problemet”, ka thënë Kocijas.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se dialogu është mënyra më e mirë për zgjidhjen e të gjitha problemeve të hapura, si alternativë e vetme për një vizion pozitiv për të ardhmen e rajonit dhe më gjerë.

“Në thelb biseduam për të ardhmen e rajonit, çfarë mund të bëjmë që të krijohet një vizion pozitiv për të ardhmen dhe më konkretisht biseduam për bashkëpunim më të afërt me organizatat e shoqërisë civile me shtetet tjera, organizatat akademike të universiteteve. Do të përpiqemi që ta forcojmë atë. Biseduam edhe për organizimin e një biznes forumi dhe një sërë çështjesh tjera. Por kryesorja ishte se biseduam si t’ia shtojmë një dritare pozitive bashkëpunimit tonë që u hap”, ka thënë Dimitrov.

Ministrat e jashtëm janë marr vesh edhe për një takim tjetër pas gjashtë muajve në të cilin do të bisedohet për bashkëpunimin dhe shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Të rinjtë e Kosovës po e braktisin vendin, s’besojnë më as në liberalizimin e vizave

Të rinjtë e Kosovës tashmë nuk shohin perspektivë në vendlindjen e tyre. Ata nuk besojnë …