Fillimi / Aktualitet / Kritikat e forta ndaj gazetarëve, Eni Vasili: Rama po shijon maksimalisht çdo gjë që bëri!

Kritikat e forta ndaj gazetarëve, Eni Vasili: Rama po shijon maksimalisht çdo gjë që bëri!

Eni Vasili, moderatorja e njohur e emisionit “Studio e Hapur” e ftuar sot në studion e lajmeve në News 24 komentoi fyerjet e hapura që kryeministri i vendit Edi Rama po artikulon prej dy ditësh ndaj gazetarëve. Vasili thotë se Rama ka një strategji kur bën këtë lloj sjellje.

“Nëse flasim për ditën e djeshme dhe deklaratën mendoj që ishte e qëllimshme, ai është strategjist dhe njohës i mirë i komunikimit.

Ai e ka sulmuar sërish sot median në një takim me investitorët. Pra, dje e ka shijuar maksimalisht sulmin ndaj reporterëve me shpresën që do merremi me të”, thotë ajo.

Sipas gazetares, e gjithë ajo sjellje s’mund të ketë shpjegim tjetër veçse qëllimit të kryeministrit për të “shfokusuar vëmendjen nga ajo që ndodhi në sallën e Kuvendit me Saimir Tahirin”.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që …