Fillimi / Aktualitet / Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që flet shumë në këtë fundtetori. Bëhet fjalë për marshimin e zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Lezhës kundër kancerit të gjirit. Marshimit iu bashku dhe diplomatët e huaj, siç ishte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, zv.ambasadori i SHBA, David Muniz, dhe personeli i kësaj ambasade.

Në foto shfaqen zyrtarët, duke marshuar kundër kancerit të gjirit, si shenjë sensibilizimi në muajin tetor, ku përbri saj shkruhet “Marshimi ynë, burrat mbështesin rozën”.

“Foto e Ditës | “Marshimi ynë – burrat mbështesin rozën”! Zv. Ambasadori David Muniz dhe personeli i Ambasadës marshojnë kundër kancerit të gjirit në Lezhë, së bashku me YËCA Albania, Ministren Nikolla, Ambasadoren Vlahutin dhe aktivistë të tjerë”, shkruhet nga ambasada.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë”/ Bushati: Të rinjtë nuk e shohin Shqipërinë si kronikat e lajmeve apo politikanët

Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë” (Colours of Albania), në edicionin e tretë të saj, është kthyer …