Fillimi / Breaking News / Makina përplas Ed Sheeran, këngëtari shtrohet në spital

Makina përplas Ed Sheeran, këngëtari shtrohet në spital

Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran është përplasur nga një makinë në Londër.

26-vjeçari ishte duke hypur në biçikletë kur e përplasi makina dhe u shtrua në spital pasi kishte thyer krahun e djathtë.

Ylli i muzikës ka konfirmuar lajmin e trishtë me anë të një postimi në Instagram ku ai tregon krahun e mbështjellë me  allçi .

Ky incident mund të vinte në rrezik jetën dhe planet e tij të ardhshme të turneut.

Ai do të nisë turin e tij në Azi gjatë dy javëve të ardhshme, të cilat mund të anullohen nëse Ed nuk është në gjendje të lëvizë krahun e djathtë.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Dhunë në familje vetëm për lekë

Një 39 vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi ka ushtruar dhunë në familje. …