Fillimi / Ndërkombëtare / Rajon / Maqedonia voton, hapen të gjithë vendvotimet pa ndonjë incident

Maqedonia voton, hapen të gjithë vendvotimet pa ndonjë incident

Në 35 komuna të Maqedonisë po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale ku të drejtën e votës e kanë 833.716 qytetarë të regjistruar në listën e përgjithshmezgjedhore. Votimet që kanë nisur në orën 7 po zhvillohen në 1,517 vendvotime.

Për dallim nga rreth i parë i zgjedhjeve më 15 tetor, kur u votua edhe për këshillat komunale dhe Qytetin e Shkupit, tani votohet vetëm për kryetarë të komunave, që kaluan në balotazh ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Në garë janë 68 kandidatë të 8 subjekteve politike dhe 2 kandidatë të pavarur.

Beteja kryesore zhvillohet kryesisht në komunat shqiptare, pasi nga 14 prej tyre me shumicë shqiptare, në rrethin e parë janë zgjedhur kryetarët e vetëm dy komunave. Beteja do të zhvillohet për komunat e Çairit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, si dhe komunat tjera që janë në zonat rurale. Beteja zhvillohet mes kandidatëve të BDI-së, e cila ka mbështetjen e LSDM-së dhe atyre të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Te blloku politik maqedonas gara ka përfunduar në qytetet më të mëdha përfshirë edhe Shkupin, ndërsa kanë mbetur disa qytete më të vogla dhe të tjerat janë kryesisht në zonat rurale. Edhe në këtë balotazh, gara zhvillohet mes kandidatëve të LSDM-së së kryeministrit, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Për rrethin e dytë të zgjedhjeve janë akredituar 5,101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj. Nga vëzhguesit vendorë, numrin më të madh e ka asociacioni qytetar MOSTmë 2,917 – ndërsa nga të huajt misioni i OSBE/ODIHR-it me gjithsej 289 vëzhgues.

Zgjedhjet do të mbikëqyren edhe nga delegacioni i BE-së, Ambasada Amerikane, e cila ka akredituar 35 vëzhgues, ndërsa ka edhe vëzhgues nga vende tjera, si nga Britania e Madhe, Franca, Rusia, Shqipëria, Kosova e vende tjera.

Rezultatet e para nga balotazhi pritet të nisin të publikohen në mënyrë elektronike në faqen e internetit të KSHZ-së varësisht se si arrijnë nga qendrat e votimit, por ashtu sikur edhe në rrethin e parë rezultatet do të publikohen më herët nga partitë politike që kanë anëtar dhe vëzhgues nëpër të gjitha vendvotimet.

Maqedonia ka gjithsej 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e vetë-administrimit lokal me 10 komuna urbane në përbërje të tij.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjidhim çështjet me Shqipërinë, do ketë kontakte intensive

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias deklaroi se do të ketë kontakte intensive me Shqipërinë …