Fillimi / Aktualitet / Miku kriminel i politikanëve rrezikon të mos ekstradohet në Itali

Miku kriminel i politikanëve rrezikon të mos ekstradohet në Itali

I përfolur si miku i politikanëve të të gjitha ngjyrave, Durim Keci, rrezikon të mos ekstradohet drejt Italisë, nëse autoritetet e këtij vendi nuk japin garanci se do ta gjykojnë nga e para.

Ndryshimet e fundit ligjore ne Kodin e Procedurës Penale, që kanë hyrë në fuqi me datë 1 gusht të këtij viti, detyrojnë Ministrinë e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit kërkues, që të lejojë gjykimin nga zero për çdo shtetas shqiptar të dënuar në mungesë.

Rasti i Durim Kecit është i tillë. Ai është dënuar nga gjykata e Xhenovës, me 9 vite burgim për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. Nga të dhënat rezulton se shijakasi është arrestuar vite me parë në Itali. Për arsye proceduriale është liruar nga paraburgimi dhe pas kësaj është rikthyer në Shqipëri. Ndërkohë në shtetin fqinj, ka vijuar gjykimi në mungesë të tij në përfundim të të cilit është cilësuar fajtor.

Avokati Ilia Ilia konfirmoi për News 24 se mungon garancia në dosje, gjë që është një nga shkaqet thelbësore të refuzimit të ekstradimit. Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e kontaktuar nga News 24 nuk dha asnjë shpjegim për çështjen në fjalë. Durim Keci u arrestua një javë më parë në Durrës, pasi ishte në kërkim nga Interpoli që prej vitit 2016. I pa shpjeguar mbetet fakti që urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij nuk është ekzekutuar edhe pse autoritetet shqiptare kishin dijeni për ekzistencën e tij prej afro një viti.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që …