Fillimi / Ndërkombëtare / Rajon / Ministri serb: Erdogani tani është me ne, pse u prish me Kosovën dhe Shqipërinë

Ministri serb: Erdogani tani është me ne, pse u prish me Kosovën dhe Shqipërinë

Turqia e Recep Tayyip Erdogan partner kryesor të saj në Ballkan i llogariste shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë, por me vizitën e fundit të presidentit turk në Beograd, duket se ky raport ka ndryshuar. Këtë e thotë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajic.

Erdogan këtë javë zhvilloi një vizitë në Serbi, ku me vete kishte 180 biznesmenë, dhe atje u nënshkruan shumë marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe të fushës ekonomike.

Ministri Lajic në një bisedë për mediat serbe ka folur për këto raporte, dhe ai thotë se marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë më sikur disa vite më parë, përcjellë gazetametro.net.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë ajo që ishin disa vjet më parë. Kjo situatë ndryshoi në mënyrë dramatike nga përpjekja e grusht-shtetit”, ka thënë Lajic për Radio Vojvodinën.

Ljajic tha se Vucic në atë rast “bëri një gjë të madhe”, sepse “një nga të parë foli publikisht në lidhje me grusht-shtetin duke i dhënë mbështetje Erdoganit.

“Nga ana tjetër, në Shqipëri dhe në Kosovë ka një strukturë të ndjekësve Fetulah Gylen (të cilin Turqia e akuzon si organizator të tentim grusht-shtet), të cilët janë në pozita të rëndësishme …

Disa nga ndjekësit janë në pozita të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri. Unë nuk e di se sa e saktë është kjo, unë thjesht transmetoj atë që dëgjoj, atë që turqit po e transmetojnë.

Dhe, edhe pas shumë kërkesave të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë për këta ndjekës të Gylenit, asgjë nuk është ndërmarrë. Ka një ftohje në këto marrëdhënie”, ka thënë Lajic.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Të rinjtë e Kosovës po e braktisin vendin, s’besojnë më as në liberalizimin e vizave

Të rinjtë e Kosovës tashmë nuk shohin perspektivë në vendlindjen e tyre. Ata nuk besojnë …