Fillimi / Aktualitet / Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë”/ Bushati: Të rinjtë nuk e shohin Shqipërinë si kronikat e lajmeve apo politikanët

Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë”/ Bushati: Të rinjtë nuk e shohin Shqipërinë si kronikat e lajmeve apo politikanët

Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë” (Colours of Albania), në edicionin e tretë të saj, është kthyer në një traditë të përvitshme. Një formë e re për të promovuar Shqipërinë, duke ndërthurur diplomacinë me digjitalizimin, rininë me promovimin e vendit, risinë me të vjetrën.

“Ngjyrat e Shqipërisë” është një tjetër iniciativë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka zgjedhur për të promovuar Shqiperinë. Kjo nismë ndërthur diplimacinë me digjitalizimin, rininë me promovimin e vendit, risinë me të vjetrën”, u shpreh Ministri Bushati. Në fjalën e tij, ai shtoi gjithashtu se ky konkurs shërben për të kuptuar shumëçka nga mënyra si e shohin të rinjtë Shqiperinë dhe vendin.

“Dëshiroj të ndaj me ju diçka personale. Po të shohësh rubrikat e lajmeve nëpër media, ligjëratat në Kuvend, morinë e emisioneve me fjalë kuturu dhe po ta vendosësh atë çka përcillet nëpërmjet tyre përballë fotografive të “Ngjyrave të Shqipërisë”, duket sikur jeton në dy realitete përjashtuese”, u shpreh Ministri Bushati.

Për kreun e diplomacisë Shqiptare  kjo nismë është më së miri tregues jo çdo gjë është bardh e zi, se pavarësisht sfidave, këtu në Shqipëri jetohet. Ngjyrat e Shqipërisë numëron më shumë se 20 mijë fotografi. Ky edicion kishte moton “guxo e zgjidh shtegun më pak të rrahur” duke i’u referuar edhe rritjes së interesit të të huajve për vendin tonë.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që …