Fillimi / Kryesore / Njoftim i rëndësishëm për Lotarinë amerikane: Të gjitha aplikimet e deritanishme janë të pavlefshme, programi nis nga e para

Njoftim i rëndësishëm për Lotarinë amerikane: Të gjitha aplikimet e deritanishme janë të pavlefshme, programi nis nga e para

Aplikimet e deritanishme për lotarinë amerikane DV-2019 janë shpallur të pavlefshme.

Njoftimin e ka bërë vetë Ambasada amerikane me anë të një njoftimi në faqen e saj në Facebook.

Sipas ambasadës, shkak për këtë janë bërë problemet e shumta teknike dhe të gjitha regjistrimet para datës 18 tetor duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.

Periudha e re e aplikimeve hapet të mërkurën në datën 18 tetor 2017 në orën 18:00 me orën lokalë të Shqipërisë dhe do të mbyllen me 22 nëntor 2017 në orën 17:00.

Njoftimi i Ambasadës amerikane

Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para.

Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.

Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë.

Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019).

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë.

Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

“Der Standard” jep alarmin: Serbia dhe Shqipëria po luajnë me kufijtë në Ballkan

Gazeta austriake shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po …