Fillimi / Kulture / Pesë humbjet më të mëdha të kulturës shqiptare gjatë 2017-s

Pesë humbjet më të mëdha të kulturës shqiptare gjatë 2017-s

Që prej fillimi të këtij viti janë shuar një e nga një sërë figura të njohura shqiptare.

Të gjithë janë ata që kanë dhënë një kontribut të madh në jetën artistike, shoqërore dhe shkencore të vendit.

Anita Take, Hajrie Rondo, Dritëro Agolli, Françesk Radi, Ylli Popa dhe Robert Elsie ishin ata që shqiptarët iu dhanë me shumë nderime lamtumirën.

Cilët janë TË MËDHENJTË që u shuan:

Anita Take

U shua mbrëmjen e 12 janarit në moshën 83-vjeçare, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare Anita Take. Ajo  ngjit në skenë para 50-vjetësh, por vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë ndjekur karrieren e saj artistike. Ajo ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot. Këngëtarja e madhe Anita Take me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.

Dritëro Agolli

Shkrimtari i njohur u shua më 3 shkurt të këtij viti në moshën 86-vjeçare.  Ai lindi në fshatin Menkulas të Devollit dhe asnjëherë nuk iu ndaj shkrimeve të tij. Një sërë veprash të tij do të mbahen mend gjatë pasi ai i la shqiptarëve vepra të shquara të krijimtarisë së tij. Veprat  “Komisari Memo”, “ Njeriu me top” “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo”  janë disa prej veprave që nuk do të vdesin kurrë.

Françesk Radi

Artisti Radi humbi luftën me sëmundjen e rëndë në moshën 69-vjeçare.  Kantautori u shtrua në spital më 27 mars për shkak të një hemorragjie cerebrale dhe u nda nga kjo jetë më 3 prill të këtij viti. Për gjendjen e tij të rëndë foli edhe bashkëshortja Tefta Radi, e cila kërkoi lutje nga të gjithë shqiptarët pasi çdo gjë që ishte në dorë të mjekëve ishte kryer. Por pavarësisht përpjekjeve të doktorëve ai nuk mund t’ia dilte.  Ai pësoi hemoragji cerebrale në tru dhe humbi jetën pas disa orësh në koma.

Ylli Popa

Akademiku dhe mjeku i njohur kardiolog u nda nga jeta  në moshën 87 vjeçare. Ai për një periudhë  1o-vjeçare drejtoi Akademinë e Shkencave.  Ai humbi jetëm pas një  gjendjeje të përkeqësuar kronike të shëndetit më 16 gusht të këtij viti.  Për vite me rradhë ai ka qenë edhe mjek i Enver Hoxhës.

Hajrie Rondo

Një nga aktoret më të njohura dhe të dashura shqiptare humbi luftën me sëmundjen e rëndë në 9 shtator të këtij viti. Hajrie Rondo u ndaj nga jeta në moshën 66-vjeçare dhe  do të mbahet mend gjatë pasi i ka lënë një trashëgimi të madhe vendit të saj me kontributin në art. Mjeshtrja e madhe e skenës lindi  më 1 mars 1951 në qytetin e Delvinës. Ajo luajti rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. “Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. “Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur. “Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”, këto janë disa nga thëniet e saj.

Robert Elsie

Sot, në moshën 67-vjeçare vdiq albanologu i shquar kanadez me origjinë gjermane, Robert Elsie. Ai vdiq mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Bonnit në Gjermani. Mësohet se Elsie ndërroi jetë nga shkaqe natyrale. Robert Elsie është emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillimshekullit 21. I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70-të, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën.

Të gjashtë ishin të jashtëzakonshëm në fushat ku operonin ku përveç punës dhe përkushtimit  ata futën e dhe shpirtin e tyre.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Shërim të shpejtë e faleminderit Ҫim Xhepa!

Një të enjte të shëmtuar Shqipërie, mbledhur e rrudhur një dorë nga sherre banale, debate …