Fillimi / Ndërkombëtare / Botë / Presidenti i Parlamentit Evropian: Askush në Evropë nuk do të njohë pavarësinë e Katalonjës

Presidenti i Parlamentit Evropian: Askush në Evropë nuk do të njohë pavarësinë e Katalonjës

Askush në Bashkimin Evropian nuk do të njohë votën e Parlamentit katalanas për shpalljen e pavarësisë, deklaroi në “Twitter” presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Tajani theksoi se “shpallja e pavarësisë është në kundërshtim me shtetin e së drejtës, kushtetutën e Spanjës dhe statusin e autonomisë së Katalonjës, të cilat janë pjesë e rendit ligjor të Bashkimit Evropian”.

Parlamenti i Katalonjës miratoi sot një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.

Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonjës, që nënkupton shkarkimin e drejtuesve separatistë.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Uashingtoni sanksionon 39 kompani ruse të armatimeve

SHBA publikoi të premten një listë prej 39 kompanish ruse të armatimeve që i është …