Fillimi / Aktualitet / Prokuroria ndërron mendje, “zbarkon” në shtëpinë e Saimir Tahirit

Prokuroria ndërron mendje, “zbarkon” në shtëpinë e Saimir Tahirit

Një ditë më parë, Prokuroria shpërndau një lajm në disa media, se tani nuk ka më vlerë të kontrollohet shtëpia e Saimir Tahirit, pasi sipas tyre, ai gjatë këtyre ditëve i ka fshehur provat.

Por, sot Prokuroria ka ndërruar mendje.

Ajo ka kryer kontrollin e shtëpisë së ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kanë qenë 4 oficerë të Policisë Gjyqësore të kësaj prokurorie të cilët kanë mbërritur rreth orës 14.00 në shtëpinë e deputetit.

Kontrolli vjen një ditë pasi Parlamenti votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit, dhe pro heqjes së imunitetit.

Para kontrollit, Prokuroria ishte kujdesur që të njoftonte edhe mediat, në mënyrë që shou të bëhej i plotë.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që …