Fillimi / Kryesore / Publikon vendimin e dënimit, Balla i “mbyll gojën” Bashës: Hiq dorë nga heroi yt Dritan Zagani
Deputeti i PS Taulant Balla, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku opozita ka kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor per verifikimin e ligjshmerise se emerimeve ne administraten shteterore.

Publikon vendimin e dënimit, Balla i “mbyll gojën” Bashës: Hiq dorë nga heroi yt Dritan Zagani

¨Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në Facebook vendimit e dënimit me 3 vite burg të Dritan Zaganit. Balla më herët e quajti kreun e PD-së Lulzim Basha ‘gënjeshtar’ pas deklaratave të tij se ish-kreu i antidrogës Dritan Zagani nuk është dënuar.

Ndërsa Basha i doli në mbrojtje Zaganit dhe i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të çojë para përgjegjësisë penale ata punonjës policie që e arrestuan atë, Balla paraqiti dokumentin e arrestimit të Zaganit duke i kërkuar kreut të PD që ta mbyllë këtë debat.

Statusi i plotë:

E ftoj miqësisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të heqë dorë nga heroi i tyre mediatik Dritan Zagani.

Nuk mundet që partia kryesore e opozitës të ketë hero një të dënuar me Vendim të formës së prerë “Në emër të Republikës” me 3 vite burgim.

Shikojeni vendimin!

Nuk pres që Lulzimi Basha dhe as PD të kërkojë ndjesë. Sepse siç thashë në mëngjes, të gënjejë është e vetmja punë që Lulzim Basha di të bëjë më mirë.

Por të betohesh për drejtësi mbi fjalët e një personi të arrestuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit dhe më pas i dënuar nga Gjykata për largim nga vendi i qëndrimit të detyruar, kjo nuk është vetëm qesharake, por është shembulli më i qartë ku ka degraduar “vizioni” i PD për drejtësinë”.

E mbyllim këtu këtë debat, Lulëzim!

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Kujdes! Nga 10 nëntori ndryshon 500 lekëshi, ja se si do të jetë

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 10 nëntor 2017 do të …