Fillimi / Breaking News / Rama mbërrin në Itali, pritet nga kryeministri Gentiloni

Rama mbërrin në Itali, pritet nga kryeministri Gentiloni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Itali. Ai është pritur në Romë nga kryeministri italian Paolo Gentiloni, ku pas takimit dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarët.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso.

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesorë të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe ky takim zhvillohet në pritje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dypalësh mes Gentilonit e Ramës.

Pasditen e së martës kryeministri Rama informoi mbi hapjen e Konsullatës Shqiptare në Milano, ndërsa premtoi çeljen e të tjera stacioneve dinjitoze për shërbimet konsullore në botë.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkroi kyeministri Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa publikoi edhe një foto nga godina e re e Konsullatës Shqiptare në Milano

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

Dhunë në familje vetëm për lekë

Një 39 vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi ka ushtruar dhunë në familje. …