Fillimi / Ndërkombëtare / Europë / Refugjatët/ Danimarka nxjerr ushtrinë në kufi me Gjermaninë

Refugjatët/ Danimarka nxjerr ushtrinë në kufi me Gjermaninë

Danimarka ka vendosur ushtarë në kufirin me Gjermaninë, me qëllimin të përforcohen në këtë mënyrë kontrollet e policisë në afërsi të landit gjerman Schleseig-Holsteinit.

Masa të tilla janë ndërmarrë që prej janarit të vitit 2016, kur drejt veriut të Europës, e sidomos Gjermanisë, vërshuan qindra e mijëra refugjatë.

Por, ndërsa situata është qetësuar me kohë dhe fluksi i të ardhurve u ndërpre pas mbylljes së rrugës ballkanike, danezët jo vetëm nuk i zbusin kontrollet, por dërgojnë në linjën e tyre kufitare ushtarë të rinj.

Në fillim të javës ishte Brukseli, ai që propozoi një zgjerim të kontrolleve të deritanishme të përkohshme në kufijtë e brendshëm të bllokut.

Autoritetet në Danimarkë thonë se trupat shtesë do të veprojnë në sfond dhe nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në kontrollin e makinave. Roli i tyre kryesor është të ndihmojnë të transportohen të dyshuarit dhe të ushtrojnë detyra vëzhguese.

Dislokimi do të zgjasë fillimisht 3 muaj. Kontollet kufitare në Gjermani, Austri, Danimarkë dhe Norvegji janë planifikuar të mbarojnë në nëntor, me një limit dyvjeçar për vendet e “Schengen”-it.

Në qoftë se do të pranohet plani i ri i Komisionit nga qeveritë e vendeve të BE-së, këto 4 vende mund t’i mbajnë kontrollet kufitare edhe për një tjetër vit, në qoftë se mund t’i justifikojnë ato me çështje të sigurisë.

Komisioneri për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos deklaroi se kërcënimi i zbehur i emigrantëve që vijnë nga Greqia dhe Ballkani Lindor nuk është më një arsye e mjaftueshme për kontrollet kufitare

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Francë

Shteti Islamik (ISIS) ka thënë sot se sulmuesi i cili kreu sulmin vdekjeprurës me thikë …