Fillimi / Aktualitet / Kronikë / Sekuestrohen mijëra euro pasuri, 22 vjeçari vlonjat i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme

Sekuestrohen mijëra euro pasuri, 22 vjeçari vlonjat i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme

Policia e Vlorës ka sekuestruar vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, lidhur me sekuestrimin e aseteve të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, Policia Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e disa vlerave monetare.

Konkretisht, janë sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD, në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë, shuma monetare të cilat dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Gjyqtarët deklarojnë miliona lekë cash, ligjvënësit ndajnë qëndrime të ndryshme për kufizimet ligjore

Pas mbajtjes për vite të tëra të vlerave të mëdha të parave cash nëpër shtëpi, …