Fillimi / Kryesore / Shtypi italian konfirmon provat e Tahirit: Asnjë hetim nga Prokuroria Italiane

Shtypi italian konfirmon provat e Tahirit: Asnjë hetim nga Prokuroria Italiane

Prokuroria Italiane nuk ka nisur asnjë hetim ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ndonëse ka kaluar një javë, që nga momenti në të cilin disa media shqiptare raportuan se emri i ish-ministrit ka dalë nga përgjimet telefonike të kryera gjatë hetimit të një grupi kriminal në Itali, asnjë institucion zyrtar apo media e rëndësishme italiane nuk ka shkruar qoftë edhe dy radhë të vetme në lidhje ne skandalin.

Edhe ato pak portale që kanë raportuan lajmin, kryesisht portale lokale apo të administruara nga shqiptarë, citojnë vetëm burimet e shtypit shqiptar.

“La Repubblica”, gazeta me tirazhin më të madh në Itali nuk ka shkruar asnjë fjalë. As autoritarja “Corriere della Sera” nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në vazhdim, nuk gjendet asnjë artikull as tek “Il Sole 24 Ore”, “La Stampa”, “Il Messaggero” apo “Il Giornale”.

E vetmja gazetë që ka denjuar të përkthejë një artikull nga shtypi shqiptar, është “Il Fatto Quotidiano”, një portal rajonal në Katania, në Siçili, i quajtur catania.meridionews.it dhe një portal i panjohur me emrin agenzianova.com. Edhe këto portale, në fakt nuk janë në gjendje të citojnë asnjë burim nga Prokuroria e Katanias apo ndonjë institucion tjetër ligjzbatues në Itali.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

“Der Standard” jep alarmin: Serbia dhe Shqipëria po luajnë me kufijtë në Ballkan

Gazeta austriake shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po …