Fillimi / Ndërkombëtare / Europë / Turqi, Prokuroria kërkon 15 vjet burg kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut

Turqi, Prokuroria kërkon 15 vjet burg kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut

Prokuroria e Stambollit kërkoi të dielën deri 15 vjet burg kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut, shumica të arrestuar në korrik dhe të akuzuar për lidhje me një organizatë terroriste, bën të ditur agjencia Dogan, një nga dy agjencitë kryesore të shtypit në Turqi.
Tetë prej të akuzuarve ndodhen aktualisht në burg, ndër të cilët Idil Eser, Drejtoresha e Amnesty International në Turqi dhe Taner Kiliç, president i organizatës në Turqi, si dhe një qytetar gjerman dhe një suedez.

Dhjetë prej aktivistëve ndiqen penalisht për “ndihmë ndaj një organizate të armatosur terroriste”, ndërsa Kiliç akuzohet për “përkatësi në një organizatë terroriste”, shton i njëjti burim.

Prokuroria ka kërkuar që të akuzuarit të dënohen me 7 vjet e gjysmë deri 15 vjet burg, njoftoi Dogan.

Agjencia zyrtare Anadolu njoftoi se Kiliç rrezikon të dënohet me 7 vjet e gjysmë deri në 15 vjet burg, dhe të akuzuarit e tjerë nga 5 deri 10 vjet, përcjell Atsh.

Kiliç është arrestuar në qershor, i akuzuar se ka përdorur aplikacionin e telefonatave me numër të fshehur, ByLock, që Ankaraja e konsideron si mënyrën e peferuar të komunikimit të autorëve të puçit të dështuar të 15 korrikut 2016.

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Francë

Shteti Islamik (ISIS) ka thënë sot se sulmuesi i cili kreu sulmin vdekjeprurës me thikë …