Fillimi / Aktualitet / Bota shqiptare / Veliaj: Investimi tek arsimi, bileta më e mirë për të dalë nga varfëria

Veliaj: Investimi tek arsimi, bileta më e mirë për të dalë nga varfëria

Rritja e mirëqenies së qytetarëve nëpërmjet skemave të gjithëpërfshirjes sociale, krijimit të mjediseve të sigurta, si dhe zgjerimit të hartës së shërbimeve sociale, do të jenë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për dy vitet e ardhshme. Në “Ditën ndërkombëtare kundër varfërisë”, Bashkia e Tiranës dhe Banka Botërore zhvilluan një orë leksioni të hapur me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi” në zonën e Bregut të Lumit, ku u diskutua mbi sfidat që ka shoqëria dhe hartimit të politikave të reja për mbështetjen e grupeve më në nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim, ku theksoi se Tirana ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në betejën kundër varfërisë, nëpërmjet programeve të ndryshme sociale si dhe edukimit. Veliaj shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për të gjetur zgjidhje afatgjata përmes nismave të ndryshme.

“Më vjen mirë që Tirana ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe mezi pres që edhe me Bankën Botërore, por edhe me të gjithë institucionet tona sociale ta çojmë në këtë gjysmë të dytë të mandatit akoma më tej të gjithë betejën tonë, jo vetëm për të zhdukur varfërinë ekstreme me mensat sociale, për të gjithë njerëzit në nevojë, me ndihmën ekonomike apo edhe me kurset tona të arsimit-profesional, por të fokusohemi më shumë në zgjidhjen afatgjatë. Sa më shumë djem e vajza të arsimuar të kemi në qytetin e Tiranës, aq më të lehtë do ta kemi për të mundur varfërinë dhe për të pasur punë më të mira dhe sigurisht një të ardhur më të ndritur për të gjithë fëmijët tanë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se arsimi i të rinjve është mënyra më e mirë për të adresuar problemin e varfërisë, ndërsa bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të mbështetur njerëzit në nevojë. “Në një ditë ku sot mendojmë se si luftohet varfëria, besoj se fokusi tek arsimi është mënyra më e mirë për të adresuar këtë problem. Bashkia e Tiranës ka tashmë një rrjet të qendrave sociale. Dua të falënderoj të gjithë kolegët të cilët punojnë për qendrat sociale, të cilët shërbejnë, shumë prej atyre nga komunitet fetare që janë gjithashtu pjesë e qendrave tona sociale na e kanë bërë më të lehtë punën për zbutjen e varfërisë. Megjithatë, është më mirë që njerëzit të mësojnë se si peshkohet se sa të marrin një peshk. Pra, është shumë e rëndësishme që shërbejmë vaktet falas, por ajo që është më e rëndësishme investimi tek arsimi”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se Bashkia do të vijojë mbështetjen e të rinjve përmes bursave apo ofrimit të edukimit profesional për marrjen e një zanati. “Më vjen mirë që në shumë shkolla si ‘Ardian Klosi’, edhe në shkolla të tjera, fokusin e kemi pasur tek bursat për nxënësit më të

mirë, tek gjuhët e huaja dhe unë besoj që një arsim i mirë, një gjuhë e huaj dhe mundësitë për zanat janë ndoshta bileta më e mirë për të dalë nga varfëria”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim, shprehu vendosmërinë për të vijuar bashkëpunimin me institucionet shqiptare për të punuar bashkërisht me qëllim uljen e varfërisë. “Jam shumë e lumtur që jam këtu me kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ne jemi këtu të diskutojmë në Ditën e Varfërisë, është një ditë speciale për ne të Bankës që punojmë me Kombet e Bashkuara. Qëllimi ynë është të punojmë për ulur varfërinë dhe të përhapim prosperitet. Pse jemi këtu? Edukimi është mjet për ne, për të ecur përpara. Ndaj jemi këtu për të festuar dhe për të punuar së bashku si bashkëpunëtorë në Shqipëri”, tha Maryam Salim.

Bashkia Tiranë ofron një sërë lehtësirash për shtresat më në nevojë të shoqërisë. Çdo muaj trajtohen me pako ushqimore familjet të cilat e kanë të pamundur të sigurojnë ushqimet bazë në tryezat e tyre. Gjithashtu, Bashkia ofron bonus qiraje për familjet që nuk kanë një strehë të tyre. Nëpërmjet politikave të punësimit, janë krijuar alternativa punësimi për çdonjërin të aftë për të punuar, ndërsa është siguruar mbrojtje për të gjithë fëmijët që janë viktima të dhunës dhe urisë. Nëpërmjet qendrave të saj sociale, Bashkia Tiranë mundëson një vakt të ngrohtë për gjithë ata që nuk e sigurojnë dot.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

FOTOT/ Një rrugë e re për studentët, Bashkia rikonstrukton “Mustafa Lleshin”

Fillimi i vitit të ri akademik i ka gjetur studentët e “Qytetit Studenti” me një …