Fillimi / Kryesore / “Vratë 4 veta në bulevard për Metën”, Rama replika të forta me qytetarët

“Vratë 4 veta në bulevard për Metën”, Rama replika të forta me qytetarët

Pas qëndrimit të Partisë Socialiste mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë replikash me qytetarët.

Në rrjetin social Facebook, ai ka dhënë përgjigje mbi një sërë çështjesh.

Replikat

Qytetar 1: Drejtesin nuk e ben politika por Gjykata.Me prit te beni ju drejtesi kjo kurre ska per te ndodhur.Dhe kur flisni ju politikanet per drejtesi me perzihet.

Rama: Stiv, shkollohu pastaj fol

Qytetari 2: Vetem ne shqiperi mbrohen hajdidet jeni kryminela turp turp te keni i futni ne burg per drita qe nuk paguan kete krimenel jo bravo bravo

Rama:  Kurre nuk eshte futur askush ne burg per mospagese dritash! Kurre! Per vjedhje dritash me tela te lidhur hajdutçe po, patjeter, keshtu qe dil nga kazani i çorbes se thashethemeve, shko lahu, bej nje vrap qe te ajrosesh rradaken, lahu prap, dhe fillo meso, lexo, shkollohu e ke per te pare sa mire do ndjehesh, degjo mua, e kam shume miqesisht😊
Qytetari 3: Ti me qorrin jeni qe vrate 4 veta ne bulevard per Meten, qe u ngjite ne pushtet dhe pastaj ma bere President. Cfare te presim nga ju Kriminele

Rama: E shkreta ti, me kete mendje hic asgje mos prit se s’ke cfare pret fare, e paske fushe krejt qendren e komandimit😂

Qytetari 4: Ju jeni të gjithë per Burg bashk me shumicen e prokuroreve, gjyqtareve, krybashkeiakeve dhe policeve. Na keni nxir jeten të gjithë njesoj jeni, plehra.

Rama: Renato, ti me merr te keqen mua dhe jeten s’dukesh ta kesh hic te nxire, po shko lexo, meso, ushqeje trurin, sepse e ke si te mpire nga sa shoh se largu! Ke luajtur shume me topa bore mbase🙃

Qyetari 5: z Rama thuaj pak popullit nuk e dinte z Tahiri qe kushurijt e ti ishin trafikant..dhe nuk hetoj asnjeher mbi ta.. keto akuza nuk dolen nga partia Demokratike, por policia Italiana..

Rama: Mos u merzit o Amsterdam, ki durim, eshte proces hetimor nuk eshte penallti qe nuk po gjuhet ne stadium dhe a dolen a s’dolen nga Italia akuzat dhe a ka a s’ka akuza Italia per Saimir Tahirin, lere te na e thote Italia jo ata qe s’dine italisht! Durim dhe shiko te shkosh ne shkolle, he te keqen vellai🙃

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

“Der Standard” jep alarmin: Serbia dhe Shqipëria po luajnë me kufijtë në Ballkan

Gazeta austriake shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po …