Fillimi / Sport / Vuante prej kohësh, shuhet trajneri shqiptar

Vuante prej kohësh, shuhet trajneri shqiptar

Është ndarë dje nga jeta një prej trajnerëve më të shquar fierak ndër vite, Vangjel Capo. Ish-trajneri i Apolonisë tha lamtumirë në moshën 65-vjeccare pas një sëmundjeje të rëndë. “Xhela”, siç e thërrisnin në Fier, mbahet mend si një prej trajnerëve që ka stërvitur brezin e artë të Apolonisë.

Ai lindi në qytetin e Fierit me 6 dhjetor të vitit 1952 dhe nuk vinte rastësisht në botën e sportit pasi këtë gjë e kishte trashëguar nga tradita familjare.

Ai ka pasur një karrierë të shkurtër si futbollist i pozicionuar në mbrojtje dhe me pas i është përkushtuar studimeve te larta në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Pas përfundimit të tyre, Vangjel Capos, ju besua drejtimi i Apolonisë, fillimisht në sezonet ’80-’81.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Casillas në Premierligë

Iker Casillas gjatë janarit pritet të transferohet në Premierligë. E ardhmja e portierit spanjoll, Iker …