Fillimi / Ndërkombëtare / Kosovë / Wollack: Më shumë gra duhet të përfshihen në politikë

Wollack: Më shumë gra duhet të përfshihen në politikë

 

Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI), Kenneth Wollack, ka thënë se për aq kohë sa ka qëndruar në Kosovë ka ndjerë frymën e demokracisë dhe se ka parë edhe energjinë politike pozitive.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me studentë të universiteteve të akredituara në Kosovë, në lidhje me sfidat në ndërtimin e demokracisë.

Presidenti i NDI, Kenneth Wollack, tha se sfidat me të cilat përballet Kosova janë normale, pasi janë sfida që përballet çdo demokraci e re.

“Mundesh ta shohësh energjinë politike në këtë shtet dhe kjo është çka është pozitive. Alexi drejtori jonë shumëvjeçar këtu në Kosovë më përkujtoj kur vinim me veturë nga Shkupi në Prishtinë në lidhe me atë se sa ka pasur ndryshime në këtë vend dhe kur e vozit e sheh se ky është një vend i vërtet, me një vend i cili duket taman si vend dhe duket si shtet. Njëkohësisht nëse je 25 vjeç më i ri nuk të kujtohet kongresi, nuk e din se si ka qenë para 20 vitesh dhe të rinjtë dëshirojnë të dinë të thonë çka je duke bërë për mua tash dhe dëgjoj këtë storie në të gjithë botën se ka qenë tmerr, ja si është përmirësuar”, tha ai.

Wollack ka folur edhe për demokracinë e Kosovës, ku tha se duhet të përfshihen më shumë gra në politikë, pasi sipas tij nëse ato do të angazhoheshin do të kishte më pak luftë dhe më pak konflikte.

“Kosova nuk është vetëm këtu, shumë demokraci të reja në botë dolën nga konfliktet, shteti jonë doli nga konflikti, ne dolëm nga revolucioni, dolëm nga lufta civile. Kështu është vështirë të mendohet një shtet i cili nuk ka filluar si rezultat i konfliktit dhe luftës, i paraqet sfidat unike por në sens gjithashtu është një lloj nxitje, sepse njerëzit të cilët e kanë kaluar konfliktin e kuptojnë se çka iu ka bërë atyre. Besoj dhe them se më shumë gra duhet të përfshihen në politikë, sepse unë gjithashtu besoj se nëse më shumë gra do të angazhoheshin më parë atëherë do të kishte më pak luftë dhe me pak konflikte. Për këtë arsye gratë në paqe ruajtje, gratë në tranzicione demokratike bëhen pjesë  shumë e rëndësishme globalisht”, tha ai.

Sipas presidentit të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI), Keneth Wollack, sfidë për demokracinë është sfida e teknologjisë së re, ku ai mori shembull lajmet e rreme.

Wollack me studentët ka diskutuar edhe rreth programeve të NDI-së dhe organizatave e institucioneve të tjera ndërkombëtare për zhvillimin dhe avancimin e demokracisë në nivel global, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen vendet në tranzicion, në përpjekjet e tyre për të forcuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Wollack do të zhvillojë takime me liderët institucional dhe liderët opozitarë.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Thaçi: Demarkacioni me Malin e Zi, SHBA e ka mbyllur si çështje

Presidenti Hashim Thaçi thotë se SHBA’të kanë kërkuar që demarkacioni me Malin e Zi të …