Fillimi / Kulture / Zbulimi i Alfred Pezës: Si dështoi fejesa e motrës së Ahmet Zogut me Enver Hoxhën në prillin e 1939

Zbulimi i Alfred Pezës: Si dështoi fejesa e motrës së Ahmet Zogut me Enver Hoxhën në prillin e 1939

Çfarë do të kishte ndodhur nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar nga Italia fashiste në 7 prill 1939 dhe dy ditë më pas, siç qe prerë dita, motra e Mbretit Zog, princesha Mexhide, do të ishte fejuar me Enver Hoxhën?! Me siguri që historia do të kishte rrjedhur ndryshe. I riu gjirokastrit do të ishte bërë pjesë e familjes mbretërore.

Nuk dihet nëse do të kishte organizuar ndonjë puç për të rrëmbyer fronin, siç bëri që sundoi Shqipërinë për 40 vjet, e sigurt është që historia do të ishte shkruar ndryshe. Në romanin e tij “Sarah”, gazetari Alfred Peza e ka mbrujtur trillin letrar në historinë e Shqipërisë, te personazhe reale, siç është Ahmet Zogu, Faik Konica (Fuad beu), Gjergj Fishta, e sigurisht Sara Blloshmi, siç e quan ai, mbretëresha e zemrës së Mbretit Zog, nga ka marrë edhe titullin romani.

Alfred Peza nuk ofron një histori rozë me mbret e mbretëreshë, por edhe provokon me tema të nxehta, siç është feja, burrnia, identiteti europian i shqiptarëve. Teksa thur dialogë, sigurisht të hamendësuar nga takime të ndodhura realisht apo të trilluara, ai e fut lexuesin në hamendësime të llojit:

Çfarë do të kishte ndodhur nëse Enver Hoxha do të ishte fejuar me motrën e Mbretit Zog? Si do të kishte qenë e ardhmja e shqiptarëve, sikur Zogu të mos ishte larguar nga Shqipëria në 7 prill? Po ashtu, ai luan edhe me disa klishe të ngulitura ndër shqiptarë, sikur katolikët janë më të moderuar se myslimanët. Në një debat mes Ahmet Zogut, Faik Konicës dhe At Gjergj Fishtës për martesën e Mbretit me një katolike, ndër të tjera, u diskutua edhe çështja e divorcit.

Nëse At Gjergj Fishta, sipas qëndrimit të Vatikanit, ishte tërësisht kundër divorcit, myslimanët ishin pro lejimit të tij dhe ligjërimit përmes Kodit të ri Civil. Me sa duket, myslimanët shqiptarë të viteve ’30 nuk paskëshin qenë edhe aq konservatorë.

NGA LIBRI

Tiktaku kumbues i orës së madhe që mbante mbi mur, ia ndërpreu mendimet duke e lajmëruar se duhej të futej në takim. Fiku cigaren, i dha një të shkundur të shpejtë me pëllëmbën e dorës xhaketës për të larguar tymin, rregulloi flokët dhe, duke u mbërthyer, hapi derën duke u nisur me hap të shpejtë drejt sallës përballë.

Në të dyja anët e asaj tryeze nuk bëheshin më shumë se dhjetë veta, nga të cilët gjysma ishin oborrtarë. Por aty ishin bërë bashkë, si në të paktat raste, mençuria e më shumë se gjysmës së mbretërisë.

Pasi i përshëndeti me përzemërsi, Ahmet Zogu filloi të ?iste me ngadalë, por me falë të zgjedhura e të shqiptuara qartë, rreth asaj që ai e cilësoi si “çështja e trashëgimisë humane” të kurorës mbretërore shqiptare.

– Përpara se t’ju dëgjoj me përulësi për idetë dhe sugjerimet tuaja në lidhje me këtë çështje, doja t’ju siguroja paraprakisht se: asnjë lajm nga ato që janë shkruar deri më sot në mediat e huaja, për çështjen e martesës sime, nuk është i vërtetë. Pak ditë më parë, një gazetë e Budapestit njoftoi se “mbretëresha e ardhshme do të ishte kontesha hungareze Johanna von Mikes” dhe se plani ka dështuar, pasi unë i paskam kërkuar që ajo të konvertohet në fenë islame. Lajmi është i pavërtetë. Përftoj nga rasti që ta falënderoj, edhe në prani të tij, Fuad Beun, i cili në letrën që i dërgoi kryeredaktorit të gazetës “New York Times”, që e ribotoi, e sqaronte se “ky lajm ka të gjitha tiparet e një shakaje. Ideja e ndryshimit të fesë, për shkak të martesës, është e huaj për mendjen shqiptare”.

– Faleminderit, përfitoi nga momenti për të marrë fjalën ambasadori. Dua të informoj të pranishmit e nderuar se, gjithashtu, në letër jam shprehur se: “Mbreti, sikurse shumica e shqiptarëve, nuk është as fetar e as jofetar. Ai anon më tepër nga kisha katolike dhe gjithnjë ka ngulur këmbë që katolikët të përfaqësohen në kabinet dhe se adjutanti i tij kryesor është katolik” etj., etj. Përpara se t’u lëshoj radhën të nderuarve të tjerë, dua të shpreh pikëpamjen time se Mbreti duhet të martohet me një vajzë të fesë katolike. Një ide që ia kam shprehur Ahmet Beut në sy, këtu e gati dhjetë vjet përpara, kur ndodhesha në Tiranë në vitin 1928, në mos gaboj.

– Po, e vërtetë,-pohoi Mbreti.

– Mos harroni, gjithashtu, se çfarë kemi biseduar për këtë, në kohën e rinisë sonë të hershme, kur nuk linim shfaqje të re pa parë në operën e Vjenës!

– Patjetër!-i shkëlqyen sytë me nostalgji.

– Më lejoni, atëherë, që t’ju risjell në vëmendje atë që po ndodh sot në Londër, me monarkinë më të fuqishme të Europës. Siç mund të jeni vënë në dijeni, më 6 dhjetor të vitit të kaluar, Eduardi VIII hoqi dorë nga froni. Për çfarë?! Për një femër. Për një dashuri fatale, në një kohë të gabuar. Për hir të historisë së tij me Wallis Simpson, mund të ndryshojë jo vetëm historia e Anglisë, por edhe ajo e botës. Kaq sa për të kuptuar se sa rëndësi ka kjo çështje për ne, që jemi monarkia më e re e me stabilitet të brishtë. Naltmadhnia nuk duhet t’i lejojë vetes të njëjtin gabim, në kushtet tona,-përfundoi Fuad Beu.

– Po,-ia dha fjalën Mbreti, At’ Fishtës, që kishte ngritur dy gishtat e dorës së djathtë paksa mbi tryezë.

– Faleminderit! Dy janë kriteret që mendoj se duhet të plotësojë mbretëresha e ardhshme: e para, të mos jetë shqiptare, për shumë arsye që i marrim me mend, por edhe për t’i dhënë fund ca thashethemeve që qarkullojnë në lidhje me këtë mundësi; e dyta, të jetë katolike.

Kjo e dyta nuk ka lidhje me besimin tim fetar, as me atë që unë përfaqësoj në hierarkinë e kishës shqiptare. Tani po ?as thjesht dhe vetëm si Gjergj Fishta, shqiptar: “Nuk ka kuptim të shohim drejt Lindjes. Interesat tona janë drejt detit, prandaj duhet të shikojmë nga Perëndimi”. Ju e keni përsëritur disa herë këtë ide, madje edhe në fjalimin Tuaj të fundit. Martesa është prova e parë konkrete se falët Tuaja do të shndërrohen në vepra.

– Faleminderit shumë, At’! Për sa i përket pikës së parë, përtej fjalëve, ju siguroj se deri më sot, nuk kam asnjë ide për t’u martuar me një vajzë apo grua shqiptare, pavarësisht se në parim, nuk kam asgjë kundër kësaj mundësie, përkundrazi.

E dyta, gjykoj se keni të drejtë, e kam menduar gjatë këto kohë dhe ju jap falën, sot, në sy të të gjithë këtyre burrave, se mbretëresha e shqiptarëve do të jetë katolike. Martesat e përziera janë arma jonë sekrete, jo vetëm për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, por edhe për t’u rikthyer te rrënjët e origjinës. Shembulli im, le të shërbejë si testamenti ynë i ri.

– Na qoftë për hajër,-u entuziazmua At’ Fishta, duke i rënë tavolinës me ekzaltim të përmbajtur, me pëllëmbën e djathtë.

– Poooor,-ia preu hovin Mbreti, që të realizohet kjo, dua edhe ndihmën tuaj, sepse përveç Italisë, do të kemi kundër edhe Vatikanin. Po jua them hapur që tani, rrezikojmë që kjo martesë të mos njihet, duke përfunduar si një bashkëjetesë e paligjshme. Në këto kushte, mbretëresha mbetet e pakunguar.

Papa i quan martesat e përziera “të padëshirueshme”, me përjashtim të rastit kur kryhet ceremoni fetare martesore vetëm katolike dhe gjithë fëmijët e lindur nga kjo martesë, të rriten në fenë katolike. Heshtja e thellë që pasoi, të krijonte ndjesinë se ata burra me thinja kishin ngrirë aty prej shekujsh, si të ishin harruar brenda dhomës së fshehtë të piramidës së madhe.

– Me angazhimin e të gjithëve dhe me ndihmën e Krishtit, shpresojmë që ta zgjidhim në kohë edhe këtë pengesë, Mbreti ynë,-tha Fishta.

– Uroj shumë …

– Ju kërkoj ndjesë, se jam plak tani dhe kam edhe një merak të fundit. Kam dëgjuar se në Kodin e ri Civil, që do të miratohet së shpejti në Parlament, do të “epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së secilit nënshtetas shqiptar, o me falë të tjera epet leja me u ba Divorzio. Për ne, kunora e martesës, porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend …

Mos të harrojmë se Krishti ka thanë: Shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda …”

– Me gjithë respektin At’, kjo është një çështje ende në diskutim, por më vjen keq t’ju them që tani se, personalisht, anoj nga divorci. E kemi filluar këtë proces shumë vite më parë e nuk ka më kthim pas. Që të shikosh nga Perëndimi, do të thotë që të respektosh të gjitha sensibilitetet e të shohësh me guxim përtej momentit. Vllaznit tanë muhamedanë kanë të njëjtin mendim me mua dhe qëndrimi i tyre është se “ligja në falë e përmirëson gjendjen e familjes tue i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës”.

Në këtë rast, besoj se do të fitojë mendimi i tyre!

~ Biseda vijoi gjatë edhe pas takimit, në banketin që Mbreti kishte shtruar për nder të miqve, duke e fiksuar këtë moment me një foto, e cila nuk u gjet më kurrë nëpër arkiva.

FEJESA E DËSHTUAR

– Si arrite të arratisesh nga ai burg i kuq, rrethuar gjithandej me tela me gjemba, siç thonë?

– Është një histori e tërë më vete, e denjë për një skenar filmi, në fakt. Gati-gati, në kufijtë e të pabesueshmes.

– Si e gjithë jeta jote, Sara ime e dashur,-ia ktheu Ahmet Beu duke e përpirë gjithë adhurim dhe dhembje.

– Shtatorin e kaluar, nëpërmjet misionit britanik, mësuam se një aeroplan amerikan i Kryqit të Kuq do të nisej nga Sofa për t’u ndalur transit në Rinas, përpara se të mbërrinte në Napoli. Nisëm përgatitjet për t’u larguar, sepse, siç edhe mësuam shpejt, kjo ishte mundësia e fundit për të ikur me një avion perëndimor. Vendi u izolua dhe nuk u lejuan më ?uturime nëpërmjet hapësirës ajrore shqiptare. Unë kisha dokumente të rregullta britanike, ndaj rruga për mua ishte e hapur. Problemi ishte Vera, e cila nuk lejohej të udhëtonte së bashku me ne, për shkak se për të kërkohej një dokument i posaçëm, sipas një procedure të bashkimit familjar.

– Si ia bëre?

– Komunistët kishin vetëm 10 muaj që kishin ardhur në pushtet dhe nuk ishte e vështirë të përftoje nga mungesa e përvojës dhe uria ekstreme e shefave të tyre të rinj, për para. Korruptova shefin e sigurisë së aeroportit, i cili nëpërmjet një roje të besuar, lejoi nënën time të ma sillte Verën, të cilën e kishim mësuar që të qante me të madhe, deri në aeroplan. Piloti kishte kohë që kishte ndezur motorët dhe sapo vajza u fut brenda, dera u mbyll me shpejtësi dhe avioni u nis nxitimthi për në ?uturim. Është një skenë që do ia tregoj natës së varrit. Poshtë dritares, shihja nënën e gjorë që e tërhiqnin zvarrë dhe dy ushtarë të tjerë, që qëllonin me pushkët e tyre drejt nesh. Fatmirë- sisht, nuk arritën dot që të merrnin në shenjë trupin e aeroplanit.

– E tmerrshme! Po ta dijë njeriu i shkretë se si do të jetë e ardhmja dhe kush do ta ketë në dorë fatin e tij, ose do të çonte në plumb gjysmën e njerëzisë, ose do të shkonte e ta hapte varrin me duart e veta.

– Për çfarë e ke falën?

– E kam takuar njëherë Enver Hoxhën?

– Çne?!-pyeti ajo më shumë se e habitur.

– Ia kishte marrë mendjen Mexhides së shkretë, me letra. Me falë të bukura, premtime e foto. M’u duk një trill momental mes dy të rinjsh që do të kalonte shpejt, si edhe ca të tjerë. Por ajo filloi grevën e urisë në shtëpi: O marr atë, ose do të vdes,-thoshte.

– Shiko, shiko?!

– Pashë, ç’pashë, edhe me këmbënguljen e Geraldinës, kishim vendosur që të dielën, më 9 prill 1939, të bënim fejesën. Gjërat shkuan si shkuan dhe ai, mësues në Liceun e Korçës atë kohë, i kishte dalë përpara autokolonës së familjes në momentin kur po kalonin kufirin drejt Greqisë. Unë u nisa të nesërmen, ditën e pushtimit, dhe e takova vetëm pak çaste në Selanik, ku edhe u ribashkuam.

Në mëngjes nuk e pashë më. Ndoshta historia e Shqipërisë do të kishte rrjedhur krejt ndryshe tani, nëse fejesa do të ishte bërë një javë më përpara ose pushtimi do të ishte shtyrë për vetëm 48 orë; ose nga ndonjë stuhi e papritur në det që do të kishte vonuar zbarkimin, apo nga ndonjë zgjatje negociatash, duke përdorur ndonjë dredhi të momenteve të fundit; ose nga zgjimi me një humor më të mirë i Musolinit atë ditë.

– Gjërat janë të shkruara në këtë botë dhe ne nuk jemi gjë tjetër, veç aktorë të një skenari të paracaktuar. Nga ne, varet vetëm që të ushtrohemi për të pasur talentin që ta aktrojmë sa më mirë pjesën tonë. Në të kundërt, do të vdesim si ca njerëz të rëndomtë e mediokër, që belbëzojnë përmendësh frazat dhe veprimet që na jepen të shkruara.

– Kur qenke bërë kaq besimtare ti?

– Epo çfarë i thua ti kësaj që sapo tregove?

– Rastësi!

– Kjo nuk është rastësi, por akti i fundit i një tragjedie antike. Rastësi ishte shkëmbimi që unë pata me Enver Hoxhën, në hotel “Dajti”, ditën e ceremonisë së dasmës së tij.

– Epo boll tani! Mos më thuaj që e ke takuar edhe ti?!

– Jo, nuk e kam takuar.

– Atëherë?

– Qëkurse u hap hoteli, e pija gjithmonë kafen ose çajin aty. Një ditë, kur po dilja, pashë në holl lëvizje njerëzish të armatosur. Skenë normale e pasluftës, ndaj nuk e prisha terezinë dhe vazhdova rrugën. Sapo dola nga dera e madhe dhe po bëja drejt shkallëve që të nxjerrin në bulevard, nga një makinë që frenoi butë, doli njeriu, të cilin bashkëshorti im e kishte fiksuar në celuloid, ditën kur fitimtarët e rinj hynë triumfalisht në Tiranë. Janë të vetmet foto të asaj dite dhe unë i kisha parë ato me dhjetëra herë. Nuk mund ta ngatërroja pamjen e tij, mes miliona të tjerëve. Në moment, instinkti më shtyu pak më tutje, edhe për ta shmangur përballjen. Ishte shumë vonë. Kur u shkëmbyem, në të qindtat e sekondës, shikimet tona u kryqëzuan, ndoshta me të njëjtin kuriozitet të ndërsjellë. Me siguri e ka hasur imazhin tim nëpër gazeta e revista dhe i rrethuar nga roje siç ishte, e kontrolloi veten. Stampoi veç një buzëqeshje të lehtë dhe shkrepi një shkelje të shpejtë syri prej qejfiu të lindur.

– Kopuku! Me siguri që do të merret gjatë me ty pas kësaj, pavarësisht se nuk je atje.

– As që ma ndien për veten! Me vjen shumë keq dhe jam çdo ditë me zemër të dridhur për familjarët e gjorë që kam lënë në Tiranë. Lutem veç që të mos i bëjnë keq!

– Paska qenë e shkruar që t’i bëhesh simbol çdo sistemi e qeverie. Para lufte, si model i së mirës e adhurimit të së ardhmes, e pas luftës, i së keqes dhe i urrejtjes së të shkuarës.

– Unë bëj veç Sarën, se ç’bëjnë të tjerët me emrin tim, nuk më intereson.

– Ke të drejtë. Por duhet ta pranojmë se ata na mundën.

– Ti munde vetveten, sepse ua le fushën të zbrazur. Me portën bosh, është kollaj të shënosh gol, siç thonë këtu me gjuhën e futbollit.

– Loja politike nuk është një lojë futbolli e dashur.

– Lojërat janë të ndryshme vërtet, por kanë gjithmonë një gjë të përbashkët.

– E cila është?

– Gjithmonë ndeshen dy a më shumë palë dhe në fund, veç njëra fton.

– Nuk ftuan komunistët këtë radhë, por humbën shqiptarët. Humbi projekti për ta rikthyer atë vend në rrënjët e së shkuarës. Atëherë kur u duk se ishim më pranë Europës se kurrë, u rikthyem sërish në Lindje. Ndryshimi i vetëm është se nga Lindja myslimane, tani po ecën symbyllur drejt Lindjes ortodokse. Nga shkretëtirat e Anadollit, drejt stepave të Siberisë.

– Feja e shqiptarit është pragmatizmi, Ahmet Bej. Kështu që, mos u fut nëpër ca shtigje ku çdokush që ka hyrë, nuk ia ka dalë dot kurrë. Mos e ngatërro orientimin tonë kombëtar, me ndjesitë fetare. E para është absolute dhe e përjetshme, ndërsa e dyta do të mbetet gjithmonë relative.

– Tani e kuptoj se përse më shumë se me trupin, jam i dashuruar marrëzisht me mendjen tënde të bukur.

– Sa bukur flisni ju mbretërit, pasi rrëzoheni nga froni,-e ngacmoi ajo duke qeshur.

– Kështu kam folur gjithmonë.

– Po, po. Por ndryshe nga herët e tjera, tani e ke mbretëreshën, kështu që nuk ke se çfarë kërkon tjetër.

– Geraldina është Mbretëresha e shqiptarëve, ndërsa ti ke qenë dhe do të mbetesh përjetësisht, mbretëresha ime.

– E pranoj që ndihem e përkëdhelur nga fati. Të prekur deri në përlotje, të dy nisin që të merren për herë të parë me çajin që ishte ftohur. Ahmet Beu nisi të kotej, duke çukitur me ngadalë biskotën e butë. Ndërsa Sara, rrotullonte e rrotullonte pa pushim lugën e vogël në fundin e filxhanit, a thua se në vend të çajit të zi, do të nxirrte naftë prej aty.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Drama që mund t’i sjellë Denzel Washingonit një tjetër nominim për Oscar

Aktorët e famshëm, Denzel Washingon dhe Colin Farrell, si edhe regjisori Dan Gilroy, janë ekipi …